E vërteta rreth romancës së Jennifer Aniston dhe Pedro Pascal

2 Min Read

Jennifer Aniston dhe Pedro Pascal nxitën aludimet kur fotot e tyre duke marrë pjesë në darkë së bashku në West Hollywood, Kaliforni, u shfaqën gjatë fundjavës.

Tashmë e vërteta për lidhjen e tyre është zbuluar.

“Nuk ka asnjë romancë që po ndodh mes Jennifer Aniston dhe Pedro Pascal,” thotë një burim ekskluzivisht për Page Six. “Ata e respektojnë njëri-tjetrin si artistë, por ata nuk po takohen”.

Gjatë fundjavës, u shfaqën fotografi të aktorëve që dilnin nga hoteli Sunset Tower pasi kishin ngrënë me një grup miqsh brenda Tower Bar të hotelit. Ata u fotografuan duke biseduar pranë zonës.

Fansat në mediat sociale u vërsulën shpejt mbi mundësinë që Aniston dhe Pascal mund të takoheshin – madje disa rindanë një video  të dyshes duke ndërvepruar në tapetin e kuq të Critics Choice Awards në janar 2024.

Në video, alumi “Narcos” në një moment izgjati dorën  Aniston. Ajo u përgjigj duke e kapur atëme të dy duart e saj dhe nguli sytë drejt kamerës duke thënë: “Oh, Zoti im”.

Aniston ishte martuar më parë me Brad Pitt dhe Justin Theroux në 2000 dhe 2015.

Ajo dhe Brad u ndanë në janar 2005, ndërsa Aniston dhe aktori i “Leftovers” njoftuan se do t’i jepnin fund martesës së tyre në shkurt 2018.

Ndërkohë, Pascal, i cili është shumë privat në lidhje me jetën e tij në lidhje, më parë ishte i lidhur me aktoret Maria Dizzia, Lena Headey dhe Robin Tunney.

Share This Article
Leave a Comment