“E provove atë kafen e shëmtut?” Rama batuta me të riun në Njësinë nr.6 në Tiranë: Po muhabet bënin gjermanët? Të pëlqeu qielli?

1 Min Read

TIRANA- Kryeministri Edi Rama njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste, dhe drejtuesja politike e Qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu zhvilluan mbrëmjen e sotme një takim me shtabin elektrorial të Njësisë Nr.6 në Tiranë. Gjatë takimit Rama ka biseduar me të rinjtë të cilët ishin të pranishëm. Pjesë e shtabit ishte edhe një i ri, i cili kishte emigruar drejt Gjermanisë dhe ishte kthyer. Mes tyre nuk munguan as batutat duke krahasuar eksperiencën në Gjermani me atë në Shqipëri.

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Duhet të fokusohemi tek përfshirja e të rinjve në këto zgjedhje, ajo pasaportë i jep përmasë tjetër jetës së tyre. Negociatat s’duhet të shqetësohen nga asnjë gjë politike”

Rama: Vajte në gjermani e provove atë kafen e shëmtut?

I riu: Më keq se kafja ishte ushqimi.

Rama: Po qielli të pëlqeu sa blu ishte? Po diellin e pe se sa ngrohte, po muhabet, bënin muhabet gjermanët? Ça bëre në Gjermani?

I riu: Jam marrë me pjesën e mirëmbajtjes tek pjesa e transportit publik, thash ta shfrytëzoj, sikur po më mbylleshin rrugët, kjo mania e madhe, edhe e provum, jemi kthyer t’i japim drejtim se kontributin këtu do ta japim.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1415595469792277%2F&show_text=false&width=560&t=0

edi

Share This Article
Leave a Comment