Do të mbajë fjalim në Kongresin e Valencias, Berisha merr ftesë nga PPE, ja çfarë pritet të diskutohet

1 Min Read

VALENCIA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë një ftesë zyrtare për të marrë pjesë dhe për të mbajtur një fjalim në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) 2025.

Në letrën e firmosur nga Manfred Weber, presidenti i PPE-së, dhe Alberto Núñez Feijóo, kreu i Partisë Popullore të Spanjës, Berisha ftohet të jetë pjesë e këtij eventi, ku pritet të diskutohet për drejtimin e ardhshëm të PPE-së dhe të Bashkimit Evropian. Ky kongres do të mbahet më 29-30 Prill në Valencia të Spanjës.

Në Kongresin e PPE-së do të zhvillohen zgjedhjet për presidencën e re të partisë, si dhe votime mbi rezoluta dhe ndryshime statutore për të modernizuar dhe përgatitur PPE-në për sfidat e reja.

Berisha është i ftuar më 29 prill në Darkën e Liderëve, ku do të marrin pjesë kryeministra, zëvendëskryeministra dhe liderë të opozitës nga vendet anëtare dhe jo-anëtare të Bashkimit Europian.

Do të mbajë fjalim në Kongresin e Valencias, Berisha merr

Share This Article
Leave a Comment