Do të jetë krenaria e kombit shqiptar! |

2 Min Read

Partia Socialiste ka prezantuar ditën e sotme në një aktivitet të mbajtur në Lezhë, kandidatët për deputet të këtij Qarku për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Si drejtues politik i Qarkut, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij ka vazhduar me të njëjtin mashtrim si shefi i tij Edi Rama, se Shqipëria brenda mandatit të ardhshëm do të futet në BE, ndërkohë që ky premtim nuk është në dorë të tyre por të liderëve të BE-së.

Ndërkohë, Ulsi Manja nuk i ndali as lavdet ndaj shefit të tij, duke thënë se Edi Rama do të jetë krenaria e kombit shqiptar.

“Kryeministri jo vetëm na bën krenar në arenën ndërkombëtare, por nesër kur të ulemi në tryezën e BE Edi Rama do të jetë krenaria e kombit shqiptar. Votoni për numrin 5, PS-në dhe kryeministrin Edi Rama. Lista e kandidatëve është me moshë të re, me përjashtim mua, që ta udhëheqim partinë drejt mandatit të katërt dhe fitoren në këtë qark.” – tha Ulsi Manja.

Në përgjigje, Rama tha: “E para njëherë dua ta bëj të qartë se kjo e fundit ishte e Ulsiut. Jo se PS nuk merr mandatin e pestë. Por për pjesën time flas vetë. Duhet sqaruar kjo se Ulsiu ministër drejtësie po, prokuror po, nga Dibra po, do thonë ky di një gjë, por nuk di.”

 

Share This Article
Leave a Comment