“Di vetëm fabula”, kandidatja e PD akuzon Ramën: Edi s’ka njerëz më, të tijtë po ndjekin njëritjetrin drejt burgut

2 Min Read

Kandidatja për deputete e PD që garon në Qarkun e Tiranës në listën e hapur të koalicionit ‘ASHM’, Ilda Zhulali shprehet se kryesocialisti Edi Rama, jo vetëm që nuk ka më program e ide, por tashmë nuk ka as njerëz.

Kjo për shkak se siç theksoi Zhulali, shtati I tij politik, që ndryshe I cilësoi arkitektët e rilindjes së narkoshtetit, ose ndodhen në burg ose janë drejt asaj rruge.

Në një intervistë për një emision televiziv, Zhulali tha se fabula e Ramës me ‘pasaportën evropiane’, është gënjeshtër, pasi vetëm po i largohet standardeve evropiane.

Rama jo vetëm që s’ka program e ide, por s’ka as njerëz më. Pasi shtabi i tij politik, arkitektët e rilindjes së narkoshtetit i ka ose në burg ose në rrugën drejt burgut për afera të rënda korrupsioni e krimi. E vetmja gjë që bën, është të ndërtoja fabula me pasaportat evropiane, që të gjithë shqiptarët e dinë që është gënjeshtër.

Ëshët produkt i dpd i PD, siç realizuam vizat, do të realizojmë premtimin tonë që Shqipëria do të jetë anëre e 28 e BE, duke ua kaluar edhe vendeve të tjera.  Rama ka një projekt, Ballkanin e Hapur që ka qeverisur për 12 vite, i ka vendosur një letër ngjitëse këtij projekti që do ta shesë si projekt evropian. Por kjo ëhstë vetëm një fasadë dhe do dalë sërish Ballkani i Hapur, ruajtja e autokracisë në Serbi e Shqipëri për të mbajtur në pushtet lider që janë në rrëzim të pashmangshëm.

 

Share This Article
Leave a Comment