Dhuna barbare ndaj Klea Prengës/ Ja sa vite burg kërkoi Prokuroria për motrat Berisha |

1 Min Read

Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga, verën e vitit të kaluar.

Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishës, e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore, dënimi zbret në 2 vite.

Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove.

Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024, ndërsa akuzohen për kryerjen e veprës penale ‘plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Share This Article
Leave a Comment