Berisha merr ftesë për të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Europiane |

1 Min Read

Sali Berisha ka marrë ftesë për të marrë pjesë si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipëriës në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (PPE) 2025, që do të mbahet më 29-30 Prill në Valencia, Spanjë.

Shkresa është firmosur nga anfred Weber, presidenti i PPE-së, dhe Alberto Núñez Feijóo, kreu i Partisë Popullore të Spanjës, teksa në këtë event pritet të diskutohet për drejtimin e ardhshëm të PPE-së dhe të Bashkimit Evropian.

Në Kongresin e PPE-së do të zhvillohen zgjedhjet për presidencën e re të partisë, si dhe votime mbi rezoluta dhe ndryshime statutore për të modernizuar dhe përgatitur PPE-në për sfidat e reja.

Gjithashtu, më 29 Prill, Berisha është i ftuar në Darkën e Liderëve, ku do të marrin pjesë kryeministra, zëvendëskryeministra dhe liderë të opozitës nga vendet anëtare dhe jo-anëtare të BE-së.

Share This Article
Leave a Comment