Bayerni merr lajmin e keq, Alphonso Davies dëmtohet me Kanadanë |

2 Min Read

Telashe për Bayern Munich në prag të rikthimit të futbollit të klubeve. Mbrojtësi i majtë, Alphonso Davies është dëmtuar përgjatë angazhimit me kombëtaren kanadeze.

Anësori ka pësuar një tërheqje muskulore, diçka që ka ngjallur disi panik në kampin bavarez. Nga raportimet e para, bëhet me dije, se Davies rrezikon të mungojë të dyja ndeshjet e çerekfinales së Champions League ndaj Interit (8 dhe 16 prill).

Një lajm i tillë, nuk është aspak diçka pozitive për trajnerin e skuadrës bavareze, Vincent Kompany, pasi për Bayernin, nuk do të jetë i gatshëm as portieri Manuel Neuer. Edhe ky i fundit është gjithashtu i dëmtuar që prej ndeshjes së parë ndaj Leverkusenit.

Në kushte si këto, 6 herë kampionët e Europës nuk kanë mënyrë tjetër, vetëm të shpersojnë që dëmtimi i Alphonso Davies të mos jetë aq serioz dhe lojtari të rikthehet në fushën e lojës sa më shpejtë të jetë e mundur.

Përgjatë këtij sezoni, Davies u kthye në një nga lojtarët më të komentuar të Bayernit. Jo për atë që po jepte në fushën e lojës, por për të ardhmen e tij.

Futbollistit i përfundonte kontrata në fund të sezonit dhe hipotezat për t’u larguar me parametra zero nga Allianz Arena nuk munguan. Megjithatë, në fund, mbrojtësi i majtë, vendosi të rinovonte kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2030.

Share This Article
Leave a Comment