LEZHA- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 3 persona. Pamjet e mëposhtmje paraqesin gjithçka që ka mbetur në vendin e ngjarjes nga ky aksident.
Sipas informacioneve paraprake, 2 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Momentalisht nuk dihen ende arsyet e aksidentit të rëndë.