“1.2 miliardë euro”, zbulohet projekti i ndërtimit të stadiumit të ri të Milanos: Gati në 2031 |

2 Min Read

Projekti për ndërtimin e stadiumit të ri të Milanos, me një vlerë prej 1.2 miliardë eurosh, ka hyrë në fazën e tij të realizimit. Ky projekt ambicioz, i cili do të ketë një kapacitet prej rreth 71,500 vendesh dhe do të funksionojë 365 ditë në vit, synon të transformojë zonën e San Siros, duke e shndërruar atë në një qendër moderne dhe multifunksionale.

Stadiumi i ri pritet të jetë funksional nga viti 2031, ndërsa punimet për impiantin dhe ndihmësit do të përfundojnë mes viteve 2033 dhe 2035.

Sipas planit, stadiumi do të ndërtohet në perëndim të zonës së San Siros, ndërsa një pjesë e objektit ekzistues do të ripërdoret.

Stadiumi do të jetë më larg nga zonat e banuara dhe parashikon ndërtimin e një qendre sportive rreth tij, që do të përfshijë muze, dyqane, zyra, hotele dhe zona të gjelbra, duke krijuar një hapësirë tërësore që integron aktivitete të ndryshme për tifozët dhe qytetarët.

Stadiumi i ri do të plotësojë standardet për pritur finalet e UEFA Champions League dhe do të ruajë elementë historikë nga San Siro.

Interi dhe Milani analizuan tre projekte dhe kanë zgjedhur këtë projekt për të krijuar një hapësirë moderne që përmirëson zonën përreth. /Ansa

Share This Article
Leave a Comment