Zgjedhjet/ KQZ dërgon për verifikim të thelluar në Prokurori 16 kandidatë

2 Min Read

Në përfundim të verifikimit paraprak të formularëve të vetëdeklarimit, KQZ ka dërguar për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme 16 kandidatë për deputetë.

Katër kandidatë janë nga Partia “Socialdemokrate” e Tom Doshit dhe po katër nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” i drejtuar nga Adriatik Lapaj, dy kandidatë nga Partia “Mundësia” e Agron Shehajt, 2 nga “Aleanca Kombëtare Shqipëtare”  dhe po kaq nga Partia “Aleanca Demokracia e Re”. Kandidatët e tjerë janë pjesë e listave nga Partia “Aleanca Kombëtare Shqipëtare”, Koalicioni Euroatlantik dhe Lëvizja Bashkë.

Më konkretisht janë dërguar për verikim kandidatët:

  • Gramos Fejzi Ismailaj Partia “Aleanca Demokracia e Re” kandidat në Qarkun Vlorë
  • Ndriçim Asqeri Kamberaj Partia “Aleanca Kombëtare Shqipëtare” Qarku Vlorë
  • Arjel Selami Rragami Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim” Qarku Shkodër
  • Desard Xhevdet Muzhaqi “Koalicioni Euroatlantik” Qarku Tiranë
  • Dritan Vesel Tafhasaj Partia “Lëvizja Bashkë” Qarku Durrës
  • Adela Ferhat Qemali Partia “Mundësia” Qarku Fier
  • Altin Avni Muceku Partia “Mundësia” Qarku Elbasan
  • Entela Skënder Sula Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” Qarku Tiranë
  • Erjon Ismail Selmani Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” Qarku Durrës
  • Euglen Mario Gjini Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”Qarku Fier
  • Gazmir Dod Memaj Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” Qarku Shkodër
  • Florjan Afrim Tomçini Partia “Socialdemokrate” Qarku Elbasan
  • Klaudio Klement Zotaj Partia “Socialdemokrate” Qarku Vlorë
  • Kreshnik Gjon Gjonaj Partia “Socialdemokrate” Qarku Tiranë
  • Lisman Sami Pellumaj Partia “Socialdemokrate” Qarku Shkodër
  • Geront Mexhit Stefo Partia “Aleanca Demokracia e Re” Qarku Fier

Në formularin e vetëdeklarimit shënohen të dhënat kryesore si emri/mbiemri, atësia/amësia, datëlindja, vendlindja dhe dokumenti i identifikimit. Krahas tyre, kandidati deklaron nëse është i/e dënuar ose jo. Deklarimi i rremë shkakton përgjegjësi penale sipas ligjit dhe sjell përjashtimin e kandidatit nga çdo proçedurë e mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment