Thiago Motta përshëndet Juventusin: “Momente intensive, falënderoj klubin e lojtarët”

2 Min Read

Përmbysja në shtëpinë e Juventusit është kompletuar: Thiago Motta është shkarkuar dhe në vend të tij do të jetë Igor Tudor deri në fund të sezonit. Ndërsa epoka e re bardhezi ka nisur tashmë në Continassa, ish-trajneri ka dërguar një mesazh për të mbyllur eksperiencën e tij të shkurtër: “Kam përjetuar momente intensive, të cilat i kam përballuar gjithmonë me vendosmërinë maksimale dhe dëshirën për t’u përmirësuar çdo ditë.”

Thiago Motta më pas ka bërë falënderimet e zakonshme për mundësinë e dhënë, duke përdorur fjalët e tij për agjencinë ANSA: “Falënderoj pronësinë që më dha mundësinë të bëj pjesë në këtë klub të madh, drejtuesit dhe të gjithë personat e klubit që më mbështetën në punën e përditshme, si dhe lojtarët për përkushtimin e tyre që nga dita e parë së bashku. Uroj më të mirat për tifozët dhe për Juventusin në të ardhmen”.

Lexo më tej: Shkarkohet Thiago Motta: Juventus kthehet me ADN bardhezi, mbërrin Tudor

Trajneri italo-brazilian e mbylli aventurën e tij te Juventusi me 42 ndeshje në të gjitha garat, duke regjistruar 18 fitore, 16 barazime dhe 8 humbje, me një mesatare prej 1.67 pikësh për ndeshje, praktikisht e njëjtë me atë që kishte në Bologna gjatë pothuajse dy sezoneve në krye të ekipit kuqeblù.

Share This Article
Leave a Comment