S’kam ndryshuar qëndrim, pozicionin tim e dinë të gjithë |

1 Min Read

Fisnik Qosja deklaron se nuk ka ndryshuar asgjë për të, pavarësisht aludimeve të ngritura pas pjesëmarrjes së tij në takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e bregdetit dhe turoperatorët në Vlorë.

Pjesëmarrja e kryebashkiakut të Kavajës dhe njëkohësisht drejtuesit politik të PD-së, Fisnik Qosja, në takimin e Vlorës ka shkaktuar reagime dhe aludime politike. Megjithatë, Qosja ka zgjedhur të mos i komentojë ato publikisht.

Në një komunikim telefonik, i pyetur nga Top Channel, ai theksoi se ka zgjedhur të mosprononcohet, po qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar dhe se ata që e njohin, e dinë mirë pozicionin e tij.

I pyetur për diskutimet që hapi pjesëmarrja e kryebashkiakut Qosja në takim, reagoi edhe Hysen Kadiu, ish-kryetar i degës së PD-së në Kavajë, i cili dha dorëheqjen pasi, pavarësisht se doli i pari në primaret e qarkut Tiranë, më 1 mars, nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë.

Kadiu e konsideroi takimin në Vlorë si një mbledhje jo në momentin e duhur, duke iu referuar fushatës elektorale.

“Asgjë nuk ka ndryshuar. Ishte një takim për bashkitë bregdetare, po në një kohë të papërshtshme”, u shpreh ai.

Share This Article
Leave a Comment