Vitin e kaluar, shpenzimet buxhetore për investime arritën rekord historik me më shumë se 1 miliard euro, por rezultati ishte më i ulët se plani 123 miliardë lekë (1,2 mld euro).
Gjithashtu një pjesë e konsiderueshme e programit të investime prej 4,8 miliardë lekësh ose 48 milionë euro shkoi për financimin e investimeve në ushtri.
Projekti më i madh për nga vlera e financimit është Unaza e Madhe e Tiranës, ku pjesa e ndërtimit vitin e kaluar u financua me rreth 8,5 miliardë lekë, e cila pas shumë vite punimesh u bë në funksion të plotë.
Tuneli i Llogorasë, i cili tashmë ka përfunduar dhe është në funksion u financua vitin e kaluar me 4 miliardë lekë ose të gjitha fondet në dispozicion.
Rruga e Arbrit vijon të marrë një pjesë të konsiderueshme të investimeve kapitale me një financim prej 3.5 miliardë lekësh më 2024, duke u renditur në krye të listës së projekteve të mëdha të investimeve.
Ngafunksionet e tjera të qeverisë një seri projektesh nga Ministria e Turizmit ndonëse ishin programuar nuk u realizuan. Realizim të dobët kanë pasur disa investime në ushtri. Funksionet e Ministrisë së Ekonomisë, kryesisht pjesa kulturës nuk ka mundur të realizojë shumë projekte të planifikuara. Investimet për shkencën dhe arsimin gjithashtu kishin ecuri të dobët. Fondet ujësjellësit dhe mbështetja për energjinë nuk ecën sipas programit./ MONITOR