Sherr dhe të shtëna në Kamëz, plagoset një person

1 Min Read

Banorët e zonës kanë raportuar edhe për të shtëna me armë në polici, ndërsa këta të fundit konfirmojnë se në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.

Sipas bluve, dy drejtues automjetesh janë përfshirë në një konflikt që dyshohet se ka ndodhur “për motive të dobëta”.

“Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh. Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R.V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë”, njoftoi policia.

Po punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Share This Article
Leave a Comment