Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimet në radhët e Partisë Socialiste, duke theksuar se shqiptarët nuk duhet të shqetësohen për ngjyrën politike, por për rezultatet që ofrohen.
Në një deklaratë për mediat, ai citoi thënien e njohur “më nuk më intereson çfarë ngjyre ka macja, për sa kohë që macja kap minjtë”, duke shtuar se PS është e aftë të përballojë përgjegjësitë e saj, duke përfshirë edhe rastet brenda partisë.
“Nuk ka lidhje çfarë ngjyre ka macja, unë them që të gjithë shqiptarët që votojnë më 11 Maj nuk duhet të shohin çfarë ngjyre kemi ne, por të ndjekin porosinë “mua smë intereson çfarë ngjyre ka macja, por që macja të kapi minjtë”.
Dhe minjtë në këtë vend i kapim vetëm ne, madje jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë, jo vetëm të komshiut.
Dhe këtë neve këta na e këndojnë si një gjë për të cilën duhet të ulim kokën, por ne duhet ta mbajmë kokën edhe më lart nga çfarë e kemi mbajtur zakonisht edhe për këtë arsye që për hir të historisë që po shkruajmë së bashku”,tha Rama.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F678440311216182%2F&show_text=false&width=560&t=0