Rama inspekton punimet e rrugës Bunavi-Kërkovë, batuta me banorët e zonës: Ke ndërruar parti për mua? Je penduar?

2 Min Read

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet  në rrugë Bunav- Kërkoëve në Vlorë. Rama ishte i shoqëruar drejtuesi politik për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Kryeministri u shpreh se do të bëhen ndërhyrjet e nevojshme për të përmirësuar infrastrukturën e godinave, në mënyrë që të rinjtë të shkollohen në mjedise me kushte optimale.

“Duhet të bëjmë një ndërhyrje këtu. Duhet ta përmirësojmë cilësinë këtu, po bëjmë gjithë atë punë me konviktet dhe shkollat profesionale që do bëhen konvikte europiane që kush çon fëmijën, sidomos nga fshatrat në një shkollë personale, ta ketë me kushtet më të mira. Tani këtu vijnë ushtarakët për muajt e parë duhet t’i bëjmë kushtet optimale. I kemi mundësitë të bëjmë një investim, t’i përmirësojmë këto godina, të bashkëpunojmë edhe me fondin, t’i veshim me sistemin e kursimit të energjisë.”, u shpreh Rama.

Gjatë inspektimeve, Rama ka takuar edhe disa nga banorët e zonës, ndërsa kanë shkëmbyer batuta pasi një banor i tha Ramës se ka ndërruar parti për të.

Pjesë nga biseda me banorët:

Banori: Kemi ndërruar parti për ty kryeministër

Rama: Ke ndërruar parti për mua?

Banori: Po, që në 2013, po për ty

Rama: Dëgjo, duhet ta dish, parti ka ndërruar edhe Çurçilli kur e kërkon atdheu, se ju i doni me këto figurat botërore.

Banori 2: Ne kemi 70 vjet me një parti

Rama: Ti je tjetër gjë se të ka qëlluar partia e duhur, këtij i qëllo partia e gabuar e ndërroi.

Rama: Je penduar që ke ndërruar parti?

Banori: Në asnjë mënyrë jo

Rama: Ja urdhëro, shiko. Është pak i vështirë ai momenti i ndërrimit, por kalon.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1076711601166858%2F&show_text=false&width=560&t=0

Share This Article
Leave a Comment