Ngjarja në Bulqizë, ndërron jetë i moshuari

1 Min Read

Pak më herët raportuam se një banesë mori flakë në Bulqizë dhe si pasojë mbeti i plagosur rëndë një i moshuar.

Për fat të keq bëhet me dije se i moshuari nuk i ka mbijetuar dot plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital, ku po merrte mjekimin e nevojshëm.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë ku një banesë është përfshirë nga flakët. Në një shtëpi të një lagjeje të vjetër ka rënë zjarr, shkaku i të cilit nuk bëhet i ditur ende.

Brenda në banesë ndodhej një i moshuar i cili është shpëtuar nga zjarrfikësit të cilët ishin lajmëruar nga fqinjët pasi kishin parë tymin e zjarrit të depërtojë nga dritaret

Share This Article
Leave a Comment