Mungesa e biletave në sektorin ultras sjell konflikt, TKZ shajnë në kor Dukën (Video) |

1 Min Read

Stadiumi “Arena Kombëtare” është paralizuar për disa minuta në fillim të sfidës Shqipëri-Andorra pas një bojkoti të ‘Tifozave Kuq e Zi’ dhe ‘Illyrian Elite’.

Kjo pasi këta tifoza për shkak të një konflikti që kanë pasur me FSHF-në për mungesën e biletave për sektorin ultras, kanë nisur të shajnë në kor Armand Dukën.

Pasi nisi ndeshja ndaj Andorrës, tifozët u larguar nga stadiumi për 15 minuta dhe më pas u rikthyen sërish në stadium.

Para këtij momenti TKZ protestuan në dyert e FSHF-së dhe revoltën e sollën në stadium me të shara kundër Dukës, ndërsa më pas braktisën ndeshjen dhe stadiumi heshti.

Share This Article
Leave a Comment