Kosovë/ Pronari i furrës së bukës vret punëtoren pasi shkoi të punonte në një vend tjetër

1 Min Read

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë së hënës në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku një grua është vrarë nga pronari i një furre buke ku punonte. Ky i fundit pasi kreun krimin u vetëvra.

Nga vendi i ngjarjes, familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, ka dhënë detaje mbi rastin. Sipas tij, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më tek ai.

“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua”.

“Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk i dimë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Ajeti para gazetarëve.

Share This Article
Leave a Comment