“Kam ndërruar parti për ty”, Rama batuta me banorët gjatë inspektimit të rrugës BunaviKërkovë: Është i vështirë ai momenti por kalon! 

2 Min Read

Rruga Bunavi Kërkovë në Vlorë, ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit të saj, duke çelur mundësi reale  zhvillimi  për shtatë fshatra të njësive Shushicë dhe Llakatund, një investim që i shërben edhe Bazës Ushtarake të Bunavisë që do të ketë rreth 500 forca të emergjencave civile. 

Për të parë se si shkojnë punët për realizimin e këtij projekti, ishte në zonë kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. 

Rama theksoi se do të bëhen ndërhyrjet e nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës së godinave, në mënyrë që të rinjtë të shkollohen në mjedise me kushte optimale 

“Duhet të bëjmë një ndërhyrje këtu. Duhet ta përmirësojmë cilësinë këtu, po bëjmë gjithë atë punë me konviktet dhe shkollat profesionale që do bëhen konvikte europiane që kush çon fëmijën, sidomos nga fshatrat në një shkollë personale, ta ketë me kushtet më të mira. Tani këtu vijnë ushtarakët për muajt e parë duhet t’i bëjmë kushtet optimale. I kemi mundësitë të bëjmë një investim, t’i përmirësojmë këto godina, të bashkëpunojmë edhe me fondin, t’i veshim me sistemin e kursimit të energjisë.”  u shpreh Rama.. 

Gjatë takimit nuk munguan as batutat, pasi një banor i tha Ramës se ka ndërruar parti për të. 

Ndër kërkesat e parashtruara nga banorët ishte dhe realizimi i një segmenti që bën ndërlidhjen e unazës së 7 fshatrave, i gjatë 1,1 kilometra, për të cilin Kryeministri premtoi se do të realizohet së shpejti. 

Share This Article
Leave a Comment