Një aksident tragjik është regjistruar ditën e djeshme në lagjen Mandrini në Gessopalenë, Itali.
Një 31-vjeçar me origjinë shqiptare, punonjës i një ferme në zonë, ka humbur jetën teksa punonte në fushë me mjetin bujqësor, shkruajnë mediat italiane.
Gjatë operacioneve, mjeti ka përfunduar në një kanal dhe është përmbysur, duke e shtypur drejtuesin e traktorit.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga zjarrfikësit e Casoli, karabinierët e Torricella Peligna dhe shërbimi i shpëtimit nga helikopterët 118 nga Pescara, nuk ka mundur të bëhet asgjë për të riun.
Fatkeqësisht, i riu humbi jetën.