Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës pas njoftimit të marrë se një shtetase nga Vau i Dejës po transportohej për ndihmë mjekësore drejt spitalit të Shkodrës pasi dyshohej se ishte dhunuar nga bashkëshorti, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin rrethanave, kapjen dhe arrestimin autorit.
Në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja e shtetasit Xhabir Hoxhaj, 68 vjeç, banues në fshatin Mjedë dhe arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.