Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Volkovë të Shkupit. Mësohet se nga të shtënat kanë humbur jetën dy persona. Qiramarrësi ka qëlluar për vdekje me armë zjarri pronarin e banesës, më pas ka vrarë edhe veten.
Sipas policisë, autori me iniciale M. N., ka qëlluar disa herë pronarin e shtëpisë ku banonte, personin me iniciale R. C.. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe djali i tij i mitur. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, ndërsa viktimat janë shpallur të vdekur në vendngjarje.
Djali i plagosur është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
“Sot (24.03.2025) rreth orës 09.00 në RSSH Shkup është raportuar se në fshatin Volkovë të rajonit të Shkupit ka pasur të shtëna me armë zjarri në të cilën janë lënduar disa persona. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe është konstatuar se R.C. dhe M.N. Nga plagët e marra kanë vdekur në vendngjarje. Një mjek i urgjencës konstatoi vdekjen e tij. I lënduar ka mbetur edhe një i mitur i cili është transportuar për mjekim në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Si autor i mundshëm i ngjarjes po identifikohet M.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, theksoi MPB.