Bombardimet në Gaza, vritet një tjetër lider i Hamasit

2 Min Read

Bombardimet e pamëshirshme vijuan sërish në Gaza ku të paktën 21 palestinezë të vrarë në sulmet në të gjithë Rripin.

Sulmi i ri vjen disa orë pasi forcat izraelite bombarduan Spitalin Nasser në Gaza, duke vrarë të paktën dy persona, duke përfshirë liderin e Hamasit, Ismail Barhoum.

Pamjet, tregojnë shkatërrime të mëdha në repartin e kirurgjisë në spitalin Nasser në Khan Younis. Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, konfirmoi se objektivi ishte Barhoum. Barhoum po trajtohej në spital për plagët e marra në një sulm të mëparshëm.

Bombardimet izraelite shënjestruan sërish të gjithë pjesën veriore, qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës, ndërsa avionët izraelitë goditën objektivat në ato zona në atë që dëshmitarët thanë se ishte një përshkallëzim i sulmeve që filluan në fillim të javës së kaluar. Sipas ushtrisë izraelite, Hamasi po shfrytëzon infrastrukturën civile ndërsa rrezikon popullatën e Gazës  duke përdorur në mënyrë cinike spitalet aktive si një strehë për planifikimin e sulmeve terroriste.

Forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 600 njerëz që nga rifillimi i ofensivës së tyre në enklavë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë. Të dielën, numri zyrtar i të vdekurve në Gaza që nga fillimi i luftës arriti në 50,000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, një shifër që shumë ekspertë besojnë se ka të ngjarë të jetë i vogël në krahasim me numrin  e vërtetë.

Share This Article
Leave a Comment