12 të vdekur dhe 4 të plagosur në një aksident automobilistik në Meksikë

1 Min Read

12 persona humbën jetën dhe 4 u plagosën në një aksident automobilistik në Meksikë kur një furgon rrëshqiti nga rruga, ra në një luginë dhe mori flakë, raporton Reuters.

Aksidenti ka ndodhur gjatë natës në shtetin verior të Meksikës, Nuevo Leon, dhe shkak i aksidentit mësohet të jetë një defekt mekanik në furgon.

Furgoni ra në një humnerë rreth 120 metra të thellë dhe zjarri që pasoi shkatërroi rreth dy hektarë pyll përpara se të shuhej.

Në shuarjen e zjarrit ka marrë pjesë edhe një helikopter zjarrfikës.

Më parë, 41 persona humbën jetën nga përplasja e një autobusi me një kamion në Meksikë, ndërsa në fund të vitit të kaluar, 19 persona humbën jetën në një aksident me autobus.

Share This Article
Leave a Comment