Votat e Diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit do të numërohen në Parkun Olimpik të Tiranës “Feti Borova”.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Parku Olimpik i Tiranës përmbush kushtet e parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe Vendimin përkatës të Komisionit Rregullator, pasi është një objekt me sipërfaqe të madhe, me një kapacitet deri në 1200 persona, me ambient të posaçëm për administrimin, ruajtjen, numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë.
Mbi 231 mijë emigrantë u regjistruan për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kërkesat më të mëdha për regjistrim ishin nga Italia 40.6%, Greqia 28.3%, Gjermania 10% dhe SHBA 6.6%.