Vizat amerikane/ Ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Kush nuk zbaton rregullat e emigracionit do t’ju hiqet viza dhe do të dëbohen!

1 Min Read

TIRANË – Ambasada e SHBA në vendin tonë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që kanë marrë vizë amerikane.

Në një reagim zyrtar Ambasada njofton se pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në Amerikë, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit.

Ambasada thekson se një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët dhe të gjithë ata që nuk zbatojnë rregullat e emigracionit do tju hiqet viza dhe do të dëbohen.

Njoftimi i Ambasadës:

 Departamenti i Shtetit i ShBA është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më kërkuese. Një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, duke garantuar sigurinë dhe integritetin e kombit tonë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fusembassytirana%2Fposts%2Fpfbid02VQRLMkcZ8nk6AtWJUEiVqZRnC26PCo6LuLdXQVfdT7mWCLegTL2nsugNL7jpwCGPl&show_text=true&width=500

Share This Article
Leave a Comment