Vendos goli i Leart Krasniqit, Shqipëria U-19 fiton miqësoren kundër Maqedonisë së Veriut |

1 Min Read

Kombëtarja U-19 fitoi miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut U-19 me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Skënderbeu” u vendos nga goli i Leart Krasniqit në minutën e 73-të.

Pjesa e parë e takimit nuk prodhoi asnjë gol, pavarësisht se Shqipëria krijoi disa mundësi të mira. Në fraksionin e dytë, ndeshja u vendos nga sulmuesi Leart Krasniqi, i cili bëri gjithçka mirë në minutën e 73-të, duke e dërguar topin në rrjetë.

Në këtë sfidë trajneri Ahmataj aktivizoi edhe Ron Isain, Kleo Shpuzën, Bjorni Dukën dhe Rinaldo Nelën. Deri në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Shqipërisë 1-0.

Kujtojmë që ndeshja e parë miqësore mes skuadrave  e zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu” u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Share This Article
Leave a Comment