Të rinjtë demokratë do të dëbojnë ty dhe bandën tënde plaçkitëse |

4 Min Read

Gjatë një takimi në Vlorë, kryeministri Edi Rama deklaroi se mbrëmjen e djeshme ka patur një takim me reth 100 anëtarët të FRPD-së, të cilët sipas tij iu ankuan për shpërfilljen e zyrtarëve ndaj tyre.

Dje Zamira më ka bërë një surprizë që është një nga momentet më të veçanta të karrie rës time politike. Më ka ftuar dhe ulur në tryezë me rreth 100 vajza dhe djem të FRPD. Një ndjesi faji ndaj tyre nuk më është ndarë ndaj tyre. Ndjesa e fajit për faktin që ata pavarësisht se janë të rinj të angazhuar në një forcë politike, pavarësisht se ca kemi ne me atë forcë politike, pavarësisht se ajo forcë politike në Tiranë ka një surrat pa lidhje me djemtë dhe vajzat këtu më kanë vënë në pozitë të vështirë kur më kanë thënë si sillen përfaqësuesit e PS me ata që nuk i konsiderojnë pjesë të të njëjtës anë” tha Rama.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Forumi Rinor i Partisë Demokratike i është përgjigjur Edi Ramës.

Përmes një deklarate për mediat, FRPD shkruan se ata që ishin dje në takimin e Ramës, janë individë që për arsye personale apo familjare janë detyruar apo joshur për t’u bashkuar me atë që ata e quajnë bandë plaçkitëse të kryeministrit.

Po ashtu, në njoftim thuhet se dalja e atyre të rinjve krah Ramës, nuk e njollos FRPD-në, që sipas tyre është organizata më e madhe politike në vend.

Individë që për arsye personale apo familjare janë detyruar apo joshur për t’u bashkuar me bandën tënde plaçkitëse nuk e njollosin FRPD, organizatën më të madhe politike në vend”, shkruhet në reagimin e FRPD.

Në njoftim, FRPD hedh akuza ndaj Ramës së ka shpopulluar Shqipërinë dhe ka dëbuar rininë nga vendi me kamionë e gomone.

Deklaratë për shtyp:

Edi Rama, ti je peng i bandave të Sky Encrochat, aspak i FRPD apo çdo lloj rinie!

Pasi shpopullove këtë vend nga gjysma e rinisë duke i debuar nga ky vend me gomone apo kamionë, Shqiperinë dhe të ardhmen e saj e ke lenë peng të krimit dhe korrupsionit!

Të rinjtë e FRPD kanë qenë në ballë të protestave dhe do jenë në ballë të fushatës që do të dëbojë ty nga ky vend një herë e mirë!

Ne jemi rritur komisariateve, sallave të gjyqeve dhe asnjëherë nuk e kemi ulur kokën ndaj regjimit tënd, asnjëherë!

Individë që për arsye personale apo familjare janë detyruar apo joshur për t’u bashkuar me bandën tënde plaçkitëse nuk e njollosin FRPD, organizatën më të madhe politike në vend.

Çfarë arrite me FRESSH, të cilën e shkërrmoqe duke e lenë pa struktura, pa kryetar, por mbi të gjitha pa identitet politik por veç nënshtrimin pa kushte ndaj hedonizmit dhe sadizmit tënd, nuk do e arrish kurrë me FRPD!

 

 

Share This Article
Leave a Comment