“Takova 100 demokratë”! PD i përgjigjet Ramës: Aty ishin 2 të Bashës dhe 98 petale trëndafili

2 Min Read

Kreu i FRPD-së Besart Xhaferri i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi se kishte zhvilluar një takim me 100 të rinj të FRPD. Xhaferri thekson se në takim ishin dy ish-pjesëtarë të FRPD-së në kohën e Bashës dhe 98 të tjerët ishin petale trëndafili.

“Zoti Rama kur të jesh në Vlorë jep shpjegime për 22 të rinjtë e zhdukur në det në 3 vite që u bënë “Kurban” i Kanabizimit!

Edi Rama nga Vlora ku kishte zhvilluar një takim me 2 ish pjestarë të FRPD që janë larguar prej më shumë se 1 viti dhe për interesa personale kanë kaluar me Rilindjen si një pjesë e fraksionit Basha, pretendoi se pjesë e këtij takimi ishin edhe 98 të rinj të tjerë po të FRPD.

Në fakt ata 98 të tjerët ishin petale trendafili, që për hatër të propagandës para kamerave  të ERTV po aktronin si pjestarë të FRPD, teksa atë ditë kur u regjistrua takimi yt në Vlorë aktivistët e vërtetë të FRPD ishin duke protestuar para Burgut të Durrësit që është kthyer në selinë e re re të PS.

Modeli yt i të rinjve në politikë janë Veliaj që të erdhi nga G99, Bllako e Sajmir Tahiri, të cilët i bëre kurban të korrupsionit tënd.

Por kur të shkosh në Vlorë e të flasësh për të rinjtë, duhet t’u japësh shpjegime vlonjatëve për 22 të rinj nga Vlora që u zhdukën në det përgjatë viteve 2016-2019 se nënat e tyre çdo ditë apelojnë në media të përlotura për gjetjen e trupave”, shkruan Xhaferri.

Share This Article
Leave a Comment