Takim 5-orësh SHBA-Ukrainë në Riad, Kievi: Bisedë produktive

1 Min Read

Një takim prej 5 orësh është zhvilluar mes ekipeve ukrainase dhe amerikane në Riad, Arabinë Saudite, ku diskutimet ishin të fokusuar në pika kyçe për Ukrainën, përfshirë energjinë dhe sigurinë.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, e cilësoi bisedën si produktive.

“Qëllimi i Presidentit Zelensky është të sigurojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për vendin tonë dhe popullin tonë, dhe, si rrjedhojë, për të gjithë Evropën. Ne po punojmë për ta bërë këtë qëllim realitet,” shkroi Umerov.

Presidenti Zelensky gjithashtu e vlerësoi takimin si konstruktiv, por e përshkroi si një bisedë më teknike, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të punës për arritjen e paqes.

“Biseda ishte mjaft e dobishme. Puna e delegacioneve vazhdon”, tha Zelensky në fjalimin e mbrëmjes.

Në një intervistë, Presidenti i SHBA, Donald Trump, u shpreh se ai është i vetmi që mund ta ndalë luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Unë kam një marrëdhënie të mirë me Putinin dhe Zelenskyn dhe askush tjetër, përveç meje, nuk është në gjendje të ndalojë luftën në Ukrainë”, citohet të ketë thënë Trump.

Share This Article
Leave a Comment