Një lajm i trishtë erdhi nga bota e medias këtë të dilë, teksa gazetari sportiv Saimir Demi u nda jeta pas një sëmundjeje të rëndë.
Në lidhje me këtë ka reaguar moderatori Enkel Demi, vëllai i gazetarit Saimir Demi.
Përmes një postimi në Facebook Enkel Demi shkruan se i vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.
“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë. I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës. Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit. Varrimi do kryhet nesër në orën 14.00”, shkruan Demi në Facebook.
Lexo edhe:
Ndërron jetë në moshën 57-vjeçare gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi