Rruga është e gjatë |

1 Min Read

Arlind Ajeti ishte një prej titullarëve të prapavijës së Shqipërisë në ndeshjen ndaj Anglisë, ku atij iu desh të përballej vazhdimisht me një emër si Harry Kane.

Ai ia doli të mbante shpesh nën kontroll sulmuesin e rrezikshëm anglez, por një moment pavëmendje i mjaftoi kapitenit të Anglisë që të përfitonte nga një gabim i mbrojtësit dhe të shënonte golin e dytë.

Ky gol u cilësua nga trajneri Silvinjo dhe pjesa tjetër e skuadrës si ai që mbylli ndeshjen dhe i dha fund çdo shprese për një barazim të mundshëm.

Ndaj vetë Ajeti, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka kërkuar ndjesë për atë situatë të krijuar.

“Më vjen keq për golin e dytë. Megjithatë, duhet të shohim përpara. Rruga është e gjatë”, shkruante mbrojtësi në rrjetet sociale, në një mesazh që ka marrë mesazhe mbështetje të menjëhershme nga lojtarët e tjerë kuqezinj.

Share This Article
Leave a Comment