Protestat në Turqi/ Platforma “X” pezullon llogaritë që i përkasin figurave të opozitës |

1 Min Read

Platforma e rrjeteve sociale X e Elon Musk ka pezulluar shumë llogari që i përkasin figurave të opozitës në Turqi, mes trazirave të përhapura në vend.

Pezullimi i llogarive vjen ndërsa protestat vazhdojnë, të shkaktuara nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Stambollit dhe kundërshtarit kryesor politik të presidentit turk Erdogan, Ekrem Imamoglu, me akuza për korrupsion dhe terrorizëm.

Protestat u përhapën pavarësisht se qeveria ndaloi tubimet për katër ditë.

Shumë nga organizatorët e protestave, anëtarë të partive opozitare, studentë dhe aktivistë, po konstatojnë se llogaritë e tyre janë pezulluar, sipas Yusuf Jan, koordinator dhe analist në Programin për Lindjen e Mesme të Qendrës Wilson.

Dhe ai vuri në dukje se shumë prej këtyre llogarive i përkisnin aktivistëve me ndjekës që arrinin në dhjetëra mijëra.

Disa llogari duket se janë pezulluar vetëm për përdoruesit në Turqi, ndërsa mbeten “të dukshme” për pjesën tjetër të botës.

Share This Article
Leave a Comment