Polemika/ Gazetarja italiane akuzon ish-kryeministrin Prodi: Më shkuli flokët

1 Min Read

Ish-kryeministri italian Romano Prodi është vënë në qendër të një polemike me një gazetare të emisionit “Quarta Repubblica” që transmetohet në Rete 4. Gazetarja Lavinia Orefici i bëri një pyetje Prodit pas prezantimit të një libri të tij duke cituar një paragraf.

Në një deklaratë të Rete 4 thuhet se Prodi i dha një përgjigje pa respekt dhe e tërhoqi nga flokët gjatë përgjigjes.

“Çfarë pyetje dreqin është kjo? Kjo është një mënyrë vulgare për të bërë politikë”, – ishte përgjigja e Prodit, me një ton të acaruar dhe sarkastik. “Në dekada punë, nuk do ta prisnim kurrë një gjest të tillë ndaj një kolegeje nga një ish-kryeministër”, – thuhet në deklaratë.
“Prodi, përveçse iu përgjigj pyetjes sime me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe ma shkuli. E ndjeva dorën në flokë, ishte tronditëse për mua. Kam 10 vjet që punoj në Mediaset, e dërguar jashtë vendit në fronte të ndryshme dhe nuk kam përjetuar një situatë të tillë. U ndjeva e ofenduar si gazetare dhe si grua” – u shpreh gazetarja.

Share This Article
Leave a Comment