VLORË – Kryeministri Edi Rama ka ironizuar këtë të diel sërish Lulzim Bashën. Nga qyteti i Vlorës aty ku zhvilloi një takim me kandidatët për deputet të këtij Qarku Rama u shpreh me nota humori se për tramin në Vlorë duhet Luli.
Kreu i qeverisë tha më tej me ironi se Basha është shumë i suksesshëm dhe me një shpejtësi marramendëse, kapërcen të gjitha problematikat që krijohen nga trafiku.
“Duhet të biem dakord për një gjë që ju bëni mirë që kërkoni. Për tramin në Vlorë do të na duhej Luli, ne nuk dimë të bëjmë trame. Luli e ka bërë një tram në Tiranë, që sic e kanë parë qytetarët e Tiranës është shumë i suksesshëm, me një shpejtësi marramendëse, kapërcen të gjitha problematikat që krijohen nga trafiku. E kishte planin që të çonte deri në Durrës, por e zuri gjumi e la vetëm në Tiranë. Kështu që nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, por shpresoj që mos të arrihet për shkak të tramit të çohet Vlora dhe të thotë duam Lulin kryetar bashkie”,-tha Rama.