Parakalon në garë Adeyemin dhe Garnachon, Zhegrova pranë firmës me gjigantin italian |

1 Min Read

Që nga largimi i Kvicha Kvaratskhelias, Napoli ende nuk ka gjetur zëvendësuesin e denjë për anësorin gjeorgjian. Në sytë e drejtuesve të klubit napolitan është prej kohësh Edon Zhegrova.

Sulmuesi shqiptar është objektivi i parë për merkaton e verës për “blutë”. Siç raporton Corriere dello Sport, Zhegrova thuhet se ka parakaluar në garë për t’u transferuar te Napoli, Adeyemin dhe Garnachon.

Conte nuk dëshiron të firmosë përfundimisht me Okafor, i cili pritet të rikthehet sërish te Milani pas huazimit. Përsa i përket Zhegrovës, Napoli është i gatshëm të ofrtojë 20 deri në 25 milionë euro, pasi kontrata e tij me Lille skadon vitin e ardhshëm.

Share This Article
Leave a Comment