Bisedimet mes delegacionit ukrainas dhe SHBA-ve kanë nisur sot në Riad, Arabinë Saudite, si pjesë e përpjekjeve për arritjen e një paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, kryeson delegacionin që ka udhëtuar nga Kievi për këtë bisedë të shumëpritur. Umerov njoftoi në Facebook se axhenda e bisedimeve përfshin propozime për mbrojtjen e infrastrukturës energjitike dhe objekteve kritike të Ukrainës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të një paqeje të drejtë.
Takimi mes SHBA-ve dhe Rusisë pritet të zhvillohet nesër në të njëjtën qytet, në kuadër të këtyre diskutimeve ndërkombëtare.