“Nesër nis rrugëtimi i Shqipërisë”, Sylvinho premton kthesën, në ndjekje të ëndërrës

2 Min Read

“Nesër nisim rrugëtimin tonë, ndaj Andorrës. Futbolli është i vështirë, Andorra luan me shumë pasion për fanellën e tyre. Në aspektin strategjik do të bëjmë disa ndryshime duke parë se sa do të eci. Ndeshja e dytë është dy ditë e gjysmë pas të parës, mund të ketë ndryshime nga aspekti strategjik. Duhet të kalojmë në një ndeshje ku duhet të luajmë topin vetë”. Sylvinho kërkon të lërë pas krahëve sa më shpejt humbjen me Anglinë. Tekniku brazilian e ka të qartë se Anglia është jashtë lige në këtë grup dhe se kundër Andorras duhet të fitojë me çdo kusht.

Duke u përqendruar te zgjedhjet, Sylvinho ka lajmëruar ndryshime, edhe sepse ndeshjet janë shumë pranë njëra-tjetrës: “Balliu dhe Aliji kanë pasur një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Anglisë, por do të bëjmë zgjedhjet nesër. Në sulm kemi dy ose tre mundësi që mund të luajnë. Unë duhet të sjell më të mirën në fushë këto kualifikuese, i pari këtu kalon dhe i dyti shkon në Play Off. Lojtarët janë shumë entuziastë, duhet të zhbllokohemi të shënojmë gol. Nesër duhet të bëjmë një ndeshje të bukur në stadiumin tonë”.

Lexo më tej: “Anglia ishte favorite, nesër jemi ne”: Gjimshiti gati për fitoren ndaj Andorrës

Pastaj një fjalë sqaruese edhe për ata lojtarë që nuk mundën të aktivizoheshin kundër Anglisë, pavarësisht se ishin të grumbulluar: “Jam i pari që mund t’i them një lojtari faleminderit që nuk mund të jetë i gatshëm për ekipin. I kam thënë lojtarëve që duhet të punojmë nëse duhet të ëndërrojmë botërorin. Ismajli nuk është 100% në gjendjen e tij, por ka një dëshirë të madhe dhe një zemër të madhe. Do të japë më të mirën për ekipin, por nëse shoh që nuk është në gjendje normalisht që nuk mund ta fus në lojë”, u shpreh Sylvinho.

Share This Article
Leave a Comment