Ndeshja e dytë miqësore, Shqipëria U-21 udhëton drejt Luksemburgut |

1 Min Read

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë më 25 mars ndeshjen e dytë miqësore të këtij grumbullimi, përballë Luksemburgut.

Pas barazimit pa gola në sfidën e parë ndaj Greqisë, kuqezinjtë janë nisur sot drejt Luksemburgut nga aeroporti i Selanikut.

Përpara udhëtimit, ekipi zhvilloi një seancë stërvitore në Serres të Greqisë. Ndërsa përgatitjet për sfidën e radhës do të mbyllen nesër me seancën përfundimtare në Luksemburg.

Ndeshja mes Luksemburgut U-21 dhe Shqipërisë U-21 do të luhet më 25 mars në stadiumin “Stade Georges Wohlfart”, duke nisur nga ora 18:30.

Share This Article
Leave a Comment