Ndarja e vështirë, Mihali i kërkon bekimin nënës 

2 Min Read

Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” vjen rrëfimi i vështirë i Mihalit për fëmijërinë dhe rritjen plot vuajtje. Ai tregoi sesi problemet e babait me alkoolin sollën vazhdimisht situata të vështira ekonomike në shtëpi derisa u detyruan edhe ta shisnin banesën. Gjatë historisë, Mihali theksoi vuajtjet e nënës së tij, Adrianës dhe përpjekjet e saj të pareshtura për familjen. 

Ajo e ndjek gjithnjë programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan nga ekrani i shtëpisë, por Mihali  dëshironte që mesazhin e tij t’ia jepte në studio. Ata jetojnë bashkë, por ai së shpejti do të largohet në Gjermani për t’u siguruar të dyve një jetë më të mirë. Përpara se të largohet, Mihali ka një premtim për nënën dhe kërkon bekimin  e saj. 

Mihal: Ma! Erdha këtu për të të thënë që pavarëësisht vuajtjeve që ke kaluar për të më bërë ky që jam sot… dua të dish që të bëhesh e fortë për mua. Thjesht ti ke qenë ajo forca ime që më ke dhënë shtysë të eci përpara. Tani dua unë të të jap unë atë shtysën. Dikur më the “motra në Itali, ti në Gjermani, unë vetëm ç’do të bëj?” Unë në Gjermani do të iki për një jetë më të mirë, do të të marr edhe ty andej që të jetojmë bashkë, por thjesht dua të më japësh atë bekimin tënd për të ikur në Gjermani, për të çarë përpara dhe për të jetuar më mirë. 

Adriana: Po, bekimin tim e ke. Si çdo nënë për fëmijën, do të jepte edhe jetën. Ti vlen gjithçka për mua./tvklan.al 

Share This Article
Leave a Comment