Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Vlorë, ku u prezantuan kandidatët për deputet të këtij qarku për në zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se beson se në këtë qark, këtë herë do të marrin një rezultat edhe më të mirë.
Teksa foli për skuadrën që do të përfaqësojnë Qarkun e Vlorës, ai tha se ata do të sjellin një ndryshim në Vlorë.
“Ne jemi një hapësirë ku ka vend për të gjithë dhe nuk është një qëllim në vetvete të atyre që janë brenda saj, por edhe të atyre që mund ta përdorin këtë mjet për qëllime të përbashkëta tonat. Ne ndajmë qëllimin e madh që në këtë moment ne ta shtyjmë procesin e integrimit dhe të rrisim më tej cilësinë e jetës dhe atraksionin që ka Vlora, Saranda, Selenica etj.
Besoj shumë që këtë herë ne do të marrim një rezultat edhe më të mirë. Do të dalim përtej atij volumit që jemi mësuar dhe do ju japim mundësëinë qytetarëve që deri dje kanë qenë simpatizant të punës që ne kemi bërë, por kanë qenë të ftohët në zgjedhje për shkak të mospërmbushjes së kërkesës së tyre për ata që përfaqësojnë Vlorën këtu.
Dua ta them që fakti që në skuadrën e zgjedhjeve të 11 Majit ne kemi vetëm një deputet që aktualisht është deputet kjo është e para sepse Vullneti nuk është një deputet si gjithë të tjerët, por një nga ata deputet që unë do të uroja shumë që të ishin jo një pjesë për tu lëvduar, por faktikisht një deputet i lidhur me zonën dhe njerëzit dhe një deputet që erdhi dhe më tha që këtu mbaron misioni im kryetar sepse besoj që kam bërë gjithçka kam mundur, por nga ana tjetër besoj që nuk e kam me tapi këtë punë.
Por përtej Vullnetit ne na është dashur të bëjmë një ndryshim të skuadrës për t’i thënë Vlorës që ne e kuptojmë se çfarë na ka munguar ne. Deputet që përtej faktit që nga pikëpamja personale i konsideroj miq, por që nuk kanë rezatuar asgjë dhe mbi të gjitha që nuk kanë krijuar dot me njerëzit atë sinergji mes të qenit qytetar që ndajnë të njëjtën hapësirë dhe të qënit përfaqësues të tyre dhe për këtë më vjen keq.
Patjetër nuk kam parasysh këtu Damianin pasi nuk është deputet këtu, por kam parasysh përfaqësuesit e komunitetit këtu dhe dua të besoj që duke filluar nga ata që janë në listë të mbyllur, që do të jenë pika referimi këtu në qytet për njerëzit dhe do të jen dy “shtriga” këmbëngulëse për të nxitur hapjen e PS”, u shpreh Rama.