Mesha e parë e Joanit si kryepeshkop/ E mban në Korçë, ku i shërbeu besimtarëve për 27 vite

1 Min Read

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare, Imzot Joani, shërbeu meshën këtë të diel në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë.

Gjatë fjalës së tij për të pranishmit Imzot Joani përshëndeti grigjën e Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, të cilës i shërbeu me devocion, përkushtim dhe dashuri për 27 vjet.

Imzot Joani u shpreh se sot jetojmë në një kohë të vështirë pasi mungon drita e vërtetë dhe nuk ka gëzim mes njerëzve. Ai shtoi se të gjithë duhet të gjejnë shpresën, të besojnë dhe të ndriçojnë veten dhe të tjerët përreth.

“Sot ne jetojmë në një kohë vështirësie, ndoshta një nga më të këqijat e qytetërimit moderrn, është mungesa e një jete shpirtëror. Teknologjia ka arritur kulmin, shumë gjëra janë zhvilluar e megjithatë nuk ka gëzim në shpirtrat e njerëzve, sepse mungon jeta shpirëtërore, mungon drita e vërtetë.

Por kjo është një ndarje e përkohshme pasi të gjithë besojmë se do takohemi në botën e përtejme”, tha Fortlumëria e Tij, Imzot Joani.

Share This Article
Leave a Comment