Mbi 1.5 milion persona po votojnë Ekrem Imamolgu-n/ Krijohet rradhë në qendrat e votimit për kundështarin kryesor të Erdoganit

2 Min Read

TURQI– Më shumë se 1.5 milionë anëtarë të Partisë Popullore Republikane të opozitës, CHP dhe qytetarë të thjeshtë po vijnë në kutitë e votimit për t’i dhënë një votëbesim kryetarit të burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu dhe për të ratifikuar zgjedhjen e tij si kandidati që do të përballet me Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 në Turqi.

Mijëra qytetarë janë vërshuar drejt kutive simbolike të votimit të ngritura në të gjithë vendin nga partia për të lejuar qytetarët e thjeshtë të votojnë, për të hedhur një votë solidariteti me kryebashkiakun që u rrëzua nga bashkia pas ndalimit për korrupsion.

“Ky nuk është më vetëm një problem i Partisë Popullore Republikane, por një problem i demokracisë turke. Ne nuk pranojmë që të drejtat tona të uzurpohen kaq lehtë. Ne do të luftojmë deri në fund,” tha Fusun Erben, 69 vjeç, në një qendër votimi në lagjen Kadikoy të Stambollit duke folur për Associated Press.

“Në fund do të bëhemi si Rusia, një vend pa opozitë, ku vetëm një njeri merr pjesë në zgjedhje,” tha inxhinieri Mehmet Dayanc, 38 vjeç, duke folur nga një qendër votimi në Bodrum, Turqia perëndimore.

Thirrja e Imamoglu për zgjedhje

Në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, Imamoglu u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë “luftën e tyre për demokraci dhe drejtësi në të gjithë botën” në kutinë e votimit. Ai e paralajmëroi Erdoganin se “drejtësia jonë, guximi ynë, përulësia jonë, fytyra jonë e qeshur” do ta mundnin atë.

Share This Article
Leave a Comment