Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Vlorë listën e kandidatëve për deputetë. Ishte kritik me deputetët aktualë të qarkut. Tha se nuk i begenisën qytetarët. Nga kritika përjashtoi Damian Gjiknurin.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1151204596788533%2F&show_text=false&width=560&t=0
“Përtej faktit që unë i konsideroj miq, por që nuk kanë rrezatuar asgjë në raport me atë që duhet të rrezatonin këtu në Vlorë dhe nuk kanë krijuar me njerëzit atë sinergji mes të qenit të qytetar që ndajnë të njëjtën hapësirë dhe duke iu gjendur pranë, duke i begenisur dhe duke u qarë hallin edhe kur nuk ua zgjidhin dot.
Më vjen keq për faktin që nuk kemi dhënë një shembull ashtu sikur duhet. Nuk kam parasysh këtu Damianin sepse nuk është deputet i zonës, por deputet i angazhuar në Tiranë me shumë detyra por kam parasysh përfaqësuesit e komunitetit këtu” tha ai.