KANADA- Kryeministri dhe lideri liberal Mark Carney ka thirrur zgjedhjet në Kanada, duke nisur pesë javë fushatë përpara se kanadezët të shkojnë në qendrat e votimit. Dita e votimit zyrtarisht do të jetë të hënën më 28 prill. Këto do të jenë zgjedhjet e para në një dekadë pa ish-kryeministrin Justin Trudeau në fletëvotim. Mëposhtë një përmbledhje e liderëve të partive kryesore të Kanadasë.
Kreu i Partisë Liberale, Mark Carney
Mark Carney
Për shumë njerëz në Kanada dhe më gjerë, Carney është një fytyrë e njohur. Ai ishte kreu i Bankave të Kanadasë dhe Anglisë, duke shërbyer në të parën gjatë krizës financiare të vitit 2008 dhe të dytën gjatë Brexit. Kryeministri i 24-të i Kanadasë, më 14 mars ka thënë se qeveria në një kohë krize ka nevojë për një mandat të fortë dhe të qartë. Konservatorët e opozitës kishin shpresuar të bënin zgjedhjet duke patur përballë Trudeau, popullariteti i të cilit ra pasi çmimet e ushqimeve dhe banesave u rritën dhe emigracioni u rrit. Por pas dekadash stabiliteti në marrëdhëniet SHBA-Kanada, votimi pritet të përqendrohet në vend të asaj se kush është më i mirë për t’u marrë me Trump.
Lideri konservator Pierre Poilievre
Pierre Poilievre
Poilievre, 45-vjeç, me origjinë vjen nga Calgary, Alberta. Ai ka qenë në politikën kanadeze për gati dy dekada për herë të parë u zgjodh në Dhomën e Komunave në moshën 25-vjeçare, duke e bërë atë një nga deputetët më të rinj në atë kohë. Që atëherë, ai ka mbrojtur vazhdimisht një qeveri të vogël me taksa të ulëta në Kanada.
Udhëheqësi i bllokut Québécois, Yves-François Blanchet
Yves-François Blanchet
Block Québécois është një parti nacionaliste e Quebec që kandidon vetëm me kandidatë në provincën frëngjishtfolëse, që do të thotë se lideri i saj nuk ka gjasa të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kanadasë. Megjithatë, ata janë një lojtar kyç në zgjedhjet kanadeze dhe popullariteti i tyre në Quebec mund të përcaktojë fatin e partive të tjera të mëdha që kërkojnë të formojnë qeverinë. Blanchet e drejton partinë që nga viti 2019. Ai njihet për çiltërsinë e tij, duke e quajtur të pakuptimtë retorikën e shtetit të 51-të të Trump.
Lideri i Partisë së Re Demokratike, Jagmeet Singh
Jagmeet Singh
Singh, 46-vjeç, është kreu i NDP, një parti me prirje të majtë që tradicionalisht fokusohet në çështjet e punëtorëve dhe të punës. Ai është njohur gjerësisht në mediat kanadeze për sensin e tij të modës dhe stilit. Ideologjikisht, Singh identifikohet si një progresist dhe një socialdemokrat .Ai mbron idenë që familjet e klasës së mesme të marrin më shumë mbështetje, dhe të taksojnë multimilionerët dhe miliarderët si dhe korporatat e mëdha.