Kush nuk zbaton rregullat e emigracionit, do të dëbohet

1 Min Read

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka dalë në një njoftim të rëndësishëm për dhënien e vizave për të udhëtuar në Amerikë, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit.

Me anë të një mesazhi, ambasada thotë se “Departamenti i Shtetit i ShBA është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më kërkuese”.

Ambasada thekson se një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët.

“Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojme nëse nuk e bejnë këtë”, thekson ambasada.

Share This Article
Leave a Comment