Ju publikua foto me Veliaj, “digjet” gjyqtari i SPAK

3 Min Read

Skuaflifikimi nga gara për në gjykatën antikorrupsion i gjyqtarit Gerd Hoxha, për shkak të një fotografie me kryebashkiakun Erjon Veliaj shkrepur në një nga takimet e ambasadës britanike, do të shqyrtohet në gjykatën kushtetuese këtë javë.

Në datën 27 mars kushtetuesja e vënë në lëvizje prej gjykatës administrative të Tiranës dhe me palë të interesuar kuvendin, do të diskutojë ligjin për institucionet e posaçme SPAK dhe gjykatën antikorrupsion.

Neni 6 i këtij ligji është me pikëpyetje nga gjyqtari Hoxha dhe posaçërisht përbërja e Komisionit të posaçëm i cili verifikon kandidatët për në gjykatën antikorrupsion. Në këtë rast ky komision përbëhet  nga dy prokurorë të SPAK, një gjyqtar antikorrupsion dhe  dy hetues, të cilët në 24 korrik të vitit të shkuar e skualifikuan pretendentin Gerd Hoxha, sot zëvendëskryetar i gjykatës së Tiranës për shkak të një fotografie.

Gerd Hoxha e vlerëson si antikushtetues vendimmarrjen e komisionit që në përbërje ka hetues, dhe që është filtri i fundit përpara se kandidatët të shqyrtohen nga KLP dhe KLGJ. Por ajo që e bën të veçantë këtë çështje nuk është shtrëngimi i duarve me me kryebashkiakun e Tiranës. Por debati kushtetues mbi këtë filtër, i cili sakaq mban pezull jo vetëm emrin e garuesit për gjyqtar antikorrupsion.

Siç edhe prokurorja Muhametaj, Tavani është ankuar kundër Këshillit të lartë të Prokurorisë. Megjithatë proceset gjyqësore kryhen në kohën kur SPAK është plotësuar me 20 prokurorë, dhe ngjan se më ketë këmbëngulje dy garuesit prokurorë synojnë të zbulojnë të vërteta që i dinë vetëm ata.

Ose në rastin më të mirë duan të tregojnë se fituesit u seleksionuan me parapëlqim. Sidoqoftë procesi i garuesit Tavani ka ngecur në apel, për shkak se administrativja  ka vendosur të presë kushtetuesen për të parë çfarë do të thotë ajo në kazusin Gred Hoxha.

Një shtyrje të tillë duke e zvarritur procesin pa afat, prokurori Tavani e cilëson të qëllimshme, ndaj dhe ka dorëzuar rekurs në gjykatën e lartë. Që sërish duket se do të marrë kohën e saj./TCH/

 

 

Share This Article
Leave a Comment