Hani dhe shpresoni. Për të mos vdekur. Historia është ajo e bërë e njohur në vitin 2012 nga Margot Wölk, pak para se të vdiste në moshën 95-vjeçare. Ishte një grup vajzash gjermane të detyruara të shijonin, për drekë dhe darkë, pjatat që Adolf Hitleri do të hante më vonë i strehuar në “Strofkën e Ujkut”. Paranoja ishte në nivelet e saj më të larta se dikush mund të përpiqej të helmonte Fyhrerin.
Wölk ishte e vetmja që i mbijetoi luftës mes e atij grupi të grave që ishin rekrutuar nga SS. Ishin 10 prej tyre në atë tryezë tmerri që u zbuluan në romanin “Shijueset” që Rosella Postorino shkroi në 2018-n e frymëzuar nga ajo histori. Ato gra janë 7 në filmin me të njëjtin emër që regjisori Silvio Soldini realizoi më pas dhe që do të shfaqet në kinematë italiane më 27 mars.
Publikimi i filmit nuk ka kaluar pa polemika politike pasi në Itali qeveris Giorgia Meloni, kryeministre e një partie të konsideruar si ekstremisht e djathtë, në Gjermani, kancelarja Angela Merkel është një kujtim mjaft i largët dhe partia post-naziste AfD ka pësuar një rritje të ndjeshme.
“Vendosja kohore dhe hapësinore është periudha naziste. Kjo është skena në të cilën zhvillohet kjo histori, por nëse do të ndryshonin uniformat dhe datat dhe do të deklarohej se jemi në vitin 2078, nuk mendoj se historia do të ishte ndryshe” – thotë regjisori i filmit.